Mark Zuckerberg provon dorëzat e ‘Spider-Man’ (Foto)

Bashkë-themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, i testoi këtë javë dorëzat eksperimentale të cilat kompania shpreson se do të përmirësojnë realitetin virtual, thuhet sipas faqes së tij në Facebook.
Një fotografi e postuar në faqen e tij shfaqë Zuckerbergun me kufjet e kompanisë së tij Oculus VR dhe dorëzat e bardha.
Përshkrimi thotë: “Jemi duke punuar në disa mënyra të reja për të sjellë duart tuaja në realitetin virtual dhe të argumentuar. Duke veshur dorëzat e bardha, ju mund të vizatoni, të shkruani në një tastierë virtuale dhe madje të gjuani me rrjeta si Spider-Man. Kjo është ajo çfarë jam duke bërë këtu”.
Zuckerberg po e vizitonte laboratorin e kompanisë VR, aty ku ekipi i udhëhequr nga shkencëtari i Oculus, Michael Abrash është duke punuar për të bërë teknologjinë AR dhe VR.
Teknologjia e realitetit virtual zakonisht përfshin një helmetë ose syze që e lejon përdoruesin për të parë dhe për të bashkëvepruar në botën virtuale.