Materialet e LSDM-së udhëtojnë drejt BDI-së

176
fresco
Materialet e LSDM-së udhëtojnë drejt BDI-së

Materialet e shkruara që Ali Ahmeti i kërkon nga Zoran Zaevi janë gati dhe së shpejti do të dorëzohen në BDI, thonë për Alsat-M burime në LSDM. Tani për tani, nuk specifikohet përmbajtja e tyre. Socialdemokratët besojnë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për partinë e Ahmetit – pasi presin që t’i sigurojnë nënshkrimet e nevojshme të deputetëve për të marr mandatin për të formuar qeverinë. Paralelisht, grupet punuese të të dyja partive diskutojnë për detajet. Nga VMRO-DPMNE, nuk kanë koment për informacionin që e zbuloi BDI – se edhe partia në pushtet e ka pranuar platformën e tyre thuajse tërësisht, problemi i vetëm ka qenë Prokuroria speciale. Nga VMRO-DPMNE e porositën Ahmetin të mos shpresojë më për koalicion në të ardhmen, në rast se e shkel parimin “fituesi me fituesin.”

“Për atë çështje u prononcuam nëpërmjet njoftimit të partisë, ndërsa për informim më të mirë për shikuesit tuaj do thosha të drejtoheni me pyetje me shkrim në Qendrën për komunikime të VMRO-DPMNE-së”, tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE, njofton Alsat-M.

Comments