VIDEO/ Bajerni i falet minutave të fundit, gabon Dortmundi

246
fresco

VIDEO/ Bajerni i falet minutave të fundit, gabon Dortmundi

Bajerni i Mynihut ka arritur të marrë tre pikë të arta vetëm në fund të ndeshjes pasi ka mposhtur 2-0 skuadrën e Ingolstadt.

Fillimisht në minutën e 90’ ishte Vidal ai i cili shënoi golin e parë, ndërsa vetëm pas dy minutash Robben realizon edhe golin që i jep fund vuajtjes bavareze, shkruan SYRI.net.

Ndërsa në krahun tjetër skuadra e Dortmundit ka befasuar të gjithë pasi ka humbur 2-1 përballë Darmstadt.

Pas javës së 20, Bajerni kryeson Bundesligën me 49 pikë të grumbulluara, 7 më shumë se Leipzigu i vendit të dytë të cilët ditën e sotme befasuan të gjithë pasi humbën 3-0 në shtëpi përballë Hamburgut.


All Goals & highlights – Ingolstadt 0-2 Bayern… by claytonashurst


All Goals & highlights – Darmstadt 2-1 Borussia… by RussellLerman

Comments