Protestuesit të hënën në takim më EVN-në

198
Protestuesit të hënën në takim më EVN-në

Pas protestës së një dite më parë të banorëve të Tetovës kundër çmimit të lartë të energjisë elektrike, përfaqësuesit e kompanisë energjetike EVN kanë ftuar disa nga protestuesit që të hënën të zhvillojnë takim me qëllim që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët. Gjatë ditës së djeshme protestuesit dorëzuan kërkesë deri në zyrën e EVN-së në Tetovë, në të cilën kërkohej heqje e tarifës industriale, llogaritje e çmimit sipas kilovatëve të harxhuar, ndërsa nga Komisioni Rregullator për Energjetikë kërkuan korrigjimin e çmimit dhe liberalizimin e tregut për shpërndarje të energjisë elektrike.

Së bashku vendosëm një termin për ditën e hënë me 13.02.2017 ne orën 15:00 në zyrat e EVN Shkup të takohemi dhe të fillojnë bisedimet mes të dy palëve me shpresë se do të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe të fillojmë t’i zgjidhim problemet që i tangojnë gjithë qytetarët e Maqedonisë. Pas këtij takimi do t’i informojmë të gjithë mediat dhe qytetarët për vendimet e mara – tha Blerim Fejzuli, Këshilli I Protestuesve.

Comments