Blend Baftiu drejt transferimit në Turqi, pas Fenerbahces në garë futet edhe një skuadër nga Superliga

606
fresco

E ardhmja e mesfushorit Blend Baftiu duket larg kampionatit kosovar.

Shënuesi më i mirë në edicionin e fundit në Ipko Superligë, Blend Baftiu ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të njohura evropiane.

Lask Linz, Austria Vjena, Sturm Graz dhe Rapid Vjena ishin skuadrat më të interesuara për Baftiun.

Por së fundmi në garë është futur edhe gjiganti turk Fenerbahce që po interesohet për transferimin e tij.

E gjatë ditës së sotme, gazetari turk i TRT Spor, Yagiz Sabuncuougli ka njoftuar se në garë për Baftiun është futur edhe një skuadër turke. Telegrafi.

Fjala është për Alanyaspor, skuadër që e ka përfunduar në vendin e pestë edicionin e fundit në Superligë.

Kjo skuadër ka shfaqur interesim për Baftiun dhe besohet se është në negociata me agjentin e lojtarit Haris Fakic e Shkumbin Qorrmehmeti.

Comments