‘Projekti i ri me ajkën e shoqërisë shqiptare’, Rudina Hajdari paralajmëron krijimin e një partie të re në shtator…?!

760

Pas miratimit në Kuvend të listave të hapura, Rudina Hajdari ka paralajmëruar krijimin e një partie të re në vjeshtë e cila do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 2021.
Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari ka treguar se projektin e ri politik po e përgatit me ajkën e shoqërisë, ndërsa objektiv është rinia, që sipas saj ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit.

Beteja për hapjen e listave u fitua falë mbështetjes së shumicës absolute të shqiptarëve. Jam e bindur se do i hapim 100%. Uroj që të njëjtën mbështetje ta ketë edhe për projektin e ri politik, i cili do të synojë bashkimin e tyre, që duan punën e ndershme dhe e shohin të ardhmen në këtë vend, kundër atyre pak të pangopurve që kanë 30 vite që majmen në kurriz të djersës së shqiptarit të ndershëm. Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit” tha Hajdari.

 

Comments