Ylli i Tottenhamit, Dele Alli, nuk do të transferohet në La Liga.
Sipas “Sunday Express”, ai do të vazhdojë karrierën në Premierligë, por në një fanellë tjetër.
Alli është afër transferimit te Manchester City, që ka gati ofertën e “çmendur”.
Klubi nga “Etihad” është gati të ofrojë 89 milionë paund për 20-vjeçarin anglez, i cili pëlqehet shumë nga Pep Guardiola.
Kujtojmë që reprezentuesi anglez ka qenë objektiv edhe për Real Madridin dhe Barcelonën.