Qeveria e re në Maqedoni midis VMRO-së, BDI-së dhe PDSH-së?

440
fresco

Qeveria e re në Maqedoni midis VMRO-së, BDI-së dhe PDSH-së?

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe VMRO-DPMNE ende po vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë së re.

Burime të sigurta partiake për Gazeta Express bëjn të ditur se këto bisedime po i zhvillon nënkryetari Mexhiti.

“Po ende po bisedojmë me VMRO-DPMNE jo me largë se dje nënkryetari Mexhiti ka pasur takim me përfaqësues të VMRO-së. Nëse merremi vesh mund që nënshkrimet tja depozitojmë VMRO-së”, thonë burime partiake për Gazeta Express.

Po ashtu përfolet edhe për një koalicion të mundshëm qeverisës VMRO-DPMNE, BDI dhe PDSH.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi  pas Kuvendit qendëror të partisë tha se partia e ka ngarkuar që të bisedojë edhe për zgjedhjen e krizës politike dhe formimin e qeverisë së re.

Comments