A duhet Artan Grubi të dorëzojë mandatin e tij, pasiqë humbi në mëhallë të vetë?

329
photo_verybig_19696.jpg

Shkup, 12 shkurt – Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor të vitit të kaluar nxorën në pah dobësimin dhe në anën tjetër formimin e kandidatëve se në cilën pjesë partitë janë më të fortë dhe ku janë më të dobët, ndoshta kjo ishte një shembull i mirë për partitë se me cilët kandidat të garojnë në zgjedhje.

Ose në anën tjetër ndoshta në Maqedoni ka ardhur koha që vendi të bëhet një njësi zgjedhore dhe të shkohet me lista të hapura që populli të votojë kandidatin e jo partinë pasiqë kështu me lista të mbyllura përfitojnë vetëm ata që janë në listë të parët derisa të tjerët më poshtë ndoshta vetëm mund të ëndërrojnë postin e deputetit, shkruan kështu Zhurnal.

Një shembull më i qartë dhe më i freskët mund të meret edhe zona I zgjedhore, ku Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mori më shumë se një mandat deputeti derisa në zgjedhjet e vitit 2014, BDI fitoi tre mandate të deputetëve dhe kishte më së shumti vota nga gjitha ciklet zgjedhore të mbajtura nga viti 2001 e këndej.

Në këtë zonë zgjedhore, BDI kishte vendosur të garojë me Artan Grubin si bartës liste i cili menzi arriti të merr mandatin, mirëpo e gjithë fillozofia ishte se atij i`u sigurua mandati nga rrethina e Shkupit që bën pjesë në zonën e I zgjedhore.

Pasiqë, sipas informacioneve që disponojmë, Grubi ka humbur edhe në lagjen e tij e madje edhe në vendvotimin ku voton vet ai, gjë që është skandaloze për faktin se ai si deputet që ishte për pak vite por edhe si shef kabineti i liderit të partisë së tij, nuk ka arritur të bëj për vete edhe ato votues që ka në lagje, e ndoshta edhe fqinjët e tij.

Nga kjo del se dështimi i BDI-së në zonën e I zgjedhore mund të ketë qenë pikërisht për shkak të Grubit i cili doli si bartës liste edhe pse ishte kundërshtuar ashpër nga disa organe të partisë pasiqë `skandalet` që ai i kishte bërë viteve të fundit i kishin rrënuar imazhin jo vetëm atij personalisht por edhe Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërkohë që opinioni me të madhe fliste se ai po rrënon edhe imazhin e vet liderit të partisë më të madhe në pushtet, Ali Ahmetit.

Nga gjithë kjo, pas përfundimit të zgjedhjeve dhe certifikimit të mandateve si deputet, ndoshta do të ishte më e ndershme që Artan Grubi të jap dorëheqje nga posti i deputetit të cilin nuk e meritoi për faktin se e mori atë në krah të kandidates së dytë në listë që është në zonën e I zgjedhore, ndërsa më interesante është ajo se Grubit për vota nuk i ndihmoi as thirja e famshme “UÇK, UÇK, UÇK” në sallën Boris Trajkovski por përkundrazi e dëmtuan shumë atë dhe BDI-në për shkak se Grubin nuk e lidh aspak asgjë me UÇK-në.

Comments