S’ka të lënduar nga të shtënat me armë në Sofali të Prishtinës

213
fresco

26

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sonte në rrugën “Mbretëresha Teutë” në lagjen Sofali në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 20:25 dhe nga këto të shtëna nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Njësitë policore ka dal në vendin e ngjarjes dhe janë gjetur disa gëzhoja, që dyshohen të jenë të armeve me të cilat është shtënë, raporton KP.

Ende nuk dihen arsyet e të shtënave dhe as nuk ka të dyshuar, por policia është duke i vazhduar hetimet.

Comments