Shahini s’mërzitet nga dënimi me burgim, thotë se do të vazhdojë ta udhëheqë AKB’në

202
fresco

midle

Shahini s'mërzitet nga dënimi me burgim, thotë se do të vazhdojë ta udhëheqë AKB'në

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve është dënuar nga Gjykata me 18 muaj burg me kusht, për mashtrimin që i ka bërë bankës TEB, por kjo për Shahinin nuk do të ndikojë në mbajtjen e postit të tij.

I pyetur nga Insajderi se nëse një vendim i tillë do të ndikojë në pozitën e tij si kryetari i Aleancës Kosovare të bizneseve, Agim Shahini ka thënë se pavarësisht vendimeve do të qëndroj kryetar i AKB-së.

“Normal që do të vazhdojë të jem kryetari i AKB-së”, ka thënë Shahini.

Sipas Shahinit, posti si kryetar i AKB-së nuk mund të ndryshojë pasi vendimi i gjykatës, të cilin thotë se nuk e ka parë ende, është montim ndaj tij.

“Unë nuk e kam marrë këtë vendim dhe nuk e di çka është ky vendim”, ka thënë Shahini.

Gjykata themelore e Mitrovicës, dega në Vushtrri ka dënuar Agim Shahni, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe vëllanë e tij Skënder Shahini me nga 18 muaj burg, por dënimi nuk do të ekzekutohet në afat prej dy vitesh nëse të pandehurit nuk kryejnë vepra tjera penale.

Shahini, këtë proces e quajti të montuar dhe të sponzorizuar pasi që sipas tij gjykata që nga dita e parë nuk ka dashur të zbardhë një të vërtet por një të pavërtetë.

“Ky është një proces i montuar dhe i sponzorizuar normalisht që në asnjë rrethanë nuk jam fajtor. Kjo çështje nga dita e parë dhe ka me përfundua pozitivisht për mu dhe nuk është diçka çka po dëshirojnë me e nxjerr një të vërtet por një të pavërtetë dhe ndoshta e kanë marrë një vendim kundër meje diçka, por e vërteta qëndron që s’ka asgjë nga kjo punë”, ka thënë Shahini.

Comments