Vjosa Osmani i shkruan Trendafilovës për Specialen
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka shkruar presidents së Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë, Ekaterina Trendafilova.
Në këtë letër, Osmani i ka proceduar Trendafiloves amandamentin e presidentit Thaçi në lidhje me mandatin e Gjykatës Speciale, shkruan lajmi.net.
Aty kërkohet që ky amandament t’i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese në kuadër të Dhomave të Specializuara.
“Do t’u isha mirënjohëse nëse ky propozim-amendament referohet pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorëve të Specializuar, për vlerësim paraprak se ndryshimi i propozuar nuk zbeh ndonjërën nga të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës”, shkruan në letër.
Lajmi.net e ka siguruar letrën të cilën Osmani e ka dërguar në Speciale.
Se Osmani e ka përjcellur këtë letër tek Trendafilova, e kanë konfirmuar për lajmi.net edhe nga kabineti i Osmanit, /Lajmi.net/


