GUARDIAN: TETOVA QYTETI MË I NDOTUR NË EVROPË, SHKUPI NË VENDIN E TRETË

241
fresco

Gazeta prestigjioze ‘The Guardian’ ka publikuar listën me qytetet më të ndotura në botë. Kur bëhet fjalë për Evropën, Tetova dhe Shkupi, janë në kryelistë për nga ndotja e ajrit, dhe në mesin e dhjetëshes edhe Manastiri.

Gazeta britanike Guardian listën e bazon në të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH.

Nëse nuk llogaritet Turqia, qyteti më i ndotur në Evropë është Tetova, në vendin e dytë është Tuzla në Bosnjë, ndërsa i treti është Shkupi. Manastir është në vendin e 9-të, kurse në mesin e dhjetë qyteteteve me ndotje të ajrit janë qytetet nga Polonia, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Megjithatë, në qoftë se të dhënat evropiane përfshijnë edhe qytetet e Turqisë, atëherë në mesin e 10 qyteteve 8 qytete do të jenë të Turqisë.

Comments