Ali Ahmeti sonte do t’ia prezantojë Zijadin Selës dokumentin e dorëzuar nga Zoran Zaev konfirmoi Arben Taravari sekretar i përgjithshëm i LR-PDSH-së.
Bashkimi Demokratik për Integrim menjëherë i fillon konsultimet me partitë politike shqiptare pasi që gjatë ditës së djeshme në selinë e partisë në Reçicë të Vogël ka arritur dërgesa nga Bihaçka.
Takimi midis Ahmetit dhe Selës pritet të mbahet në selinë e Lëvizjes për reforma – PDSH Tetovë. Tani për tani po mbahet në fshehtësi përmbajtja e shënuar në dokumentin të cilin lideri i BDI-së e kërkonte nga njeriu i parë i LSDM-së, por burime nga Bihaçka për TV 21 thonë se dokumenti mundëson mbledhje të shpejtë dhe pa pengesa të mbledhjes së nënshkrimeve të nevojshme për formimin e Qeverisë të kryesuar nga Zaev. Prej atje thonë se nuk kanë dorëzuar asnjë afat deri te integruesit e BDI-së kur duhet të deklarohen për dokumentin, por nuk kanë pritje se Ahmeti do të ketë vërejtje për atë.
Burime nga BESA thonë se në adresën e tyre akoma nuk ka ftesë prej BDI-së, por edhe nëse arrinë ata do ta mbajnë qëndrimin që ti japin nënshkrimet e veta për shumicën parlamentare të kryesuar nga LSDM-ja, në qoftë se pikat e platformës janë të pranuara. Nëse dokumenti i dorëzuar nga Zaevi deri te Ahmeti është i pranueshëm për BDI-në dhe nëse Alianca për Shqiptarët dhe BESA bëjnë koalicion me LSDM-në, atëherë shumica parlamentare do të numëronte 67 deputetë.

