“Përveç ministrave të Listës Serbe kërkesat, festa për takime për të biseduar lidhur me transformon e FSK’së iu kemi dërguar të gjithë deputetëve të Listës Serbe. Por përkundër insistimit ton nuk është realizuar asnjë takim me ta. Në periudhën nga 1 prilli deri më 18 korrik nga kabineti im janë dërgua 18 ftesa për Listën Serbe që të ftohen në takim për të biseduar për themelimin e ushtrisë”, ka thënë Demolli.
Ai ka bërë të ditur se ministrat e Listës Serbe nuk janë të interesuar që të bisedojnë me institucionet e Kosovës për këtë çështje.
“Deputetët dhe ministrat e Listës Serbe nuk kanëqenë të interesuar që të bisedojnë me ne lidhur me këtë çështje. Ne jemi të interesuar që t’i themelojmë forcat e armatosura të Kosovës”, ka thënë ai.
Posti i meparshem
Posti i ardhshem