Ramadani apel drejtësisë kosovare: Bëjani bllok shërbyesit të Millosheviçit, ai ka masakruar mijëra njerëz

Eksperti i sigurisë Burim Ramadani ka ngritur një varg akuzash në drejtim të kryeministrit Ivica Daciç. Ramadani i ka bërë apel drejtësisë kosovare që të ngrisin aktakuza ndaj Dacicit.
Ramadani e ka cilësuar Daçicin si shërbyes të Milloshevicit, derisa ka kujtuar kohën kur gjatë kohës së tij janë vrarë e masakruar mijëra njerëz.
Gjeni të plotë statusin e Ramadanit:
Bëjani bllok Daçiqit, ngritini aktakuzë!
Me Ivica Daçiqin nuk duhet të dialogojë Kosova. Me Ivica Daçiqin duhet të merret drejtësia. Të gjykohet për rolin e tij gjatë regjimit gjenocidial millosheviqian.
Dhe, drejtësia kosovare duhet të ngrit aktakuzë ndaj tij. Çfarëdolloj shpjegimi për mungesat ligjore duhet të jetë nxitje për plotësim-ndryshim të ligjeve.
Nën propagadën e tij, si shëbyes i Millosheviqit, janë vrarë e masakruar mijëra njerëz në Kosovë, janë deportuar rreth një million shqiptarë të Kosovës.
Ivica Daçiq duhet të akuzohet menjëherë për krime lufte dhe gjenocid. /Indeksonline/

