Ejup Alimi i ka nja dy fjalë për formimin e qeverisë së re

220
fresco

Negociatat e vazhdueshme për formimin e qverisë së re në Maqedoni siç duket e kanë nervozuar deputetin e BDI-së Ejup Halimin. Ai i ka nja dy tre fjalë për formimin e qeverisë ku thotë se pa një barazi të plotë dhe vendimarrje konsensuale mes dy etnive shumicë në këtë shtet – nuk mund të ketë Qeveri as me njërën e as me tjetrën palë, njofton TetovaSot.

Këto mesazhe Alimi ndoshta ua ka lëshuar edhe tre nënkryetarëve të partisë së tij të cilët këto ditë bëjnë negociata me LSDM-në

Pa një barazi të plotë dhe vendimarrje konsensuale mes dy etnive shumicë në këtë shtet – nuk mund të ketë Qeveri as me njërën e as me tjetrën palë. Mund të përsëritet edhe “Rasti Belg” e vendi të ngelet pa Qeveri edhe 2 apo 3 vite deri sa të vetëdijësohen se në këtë shtet nuk mund të vazhdohet të qeveriset vetëm duke plotësur e ruajtur interesin e njërës etni. Kryetarët e komunave duhet të kthehen në zyrat e tyre e të punojnë për atë që janë zgjedhur – të qeverisin me komunat e jo të bredhin sa në një shtab e në tjetrin shtab partiak!” ka shkruar Alimi

Ndryshe mbrëmë në selinë e LR-PDSh-së në Tetovë tre nënkryetarët e BDI-së, Arifi, Mexhti dhe Bejta kanë diskutuar për ofertën e LSDM-së së Zaevit për dhënien e mandatave për të formuar qeverinë e re

Comments