A po ndodhë maqedonizimi i shqiptarëve?!

345


Urim SALIHU

Partitë shiptare nëse vërtetë janë shqiptare , duhet të gjejnë një strategji të përbashkët uniteti që të shpëtojnë maqedonizimin e shqiptarëve, një strategji e re e maqedonasve.Gjeni menyra dhe ktheni ne cilendo parti ata votues qe i humbet.Ata jane hallexhinj, te deshperuar, por keni kohe per t’i kthyer akoma.

Ky maqedonizim është i ngjajshëm me kolonializim të ri .Përvetësimi i parë është që maqedonasit kanë gjetur një formulë dhe mundohen që në fronte të ndryshme ta realizojnë këtë ide.Kur të na kenë marrë votuesit, atëherë ata do diktojnë politikën dhe ne do tu servilohemi.Atëherë do shihni se federalizimi , kantonizimi do të duken qesharak, një ide që shqiptarët e flasin a nuk e kanë idenë si duket.
Shqiptarizimi i maqedonasve nuk do të ndodhë sepse ata përmes nacionalizmit të hapur e bëjnë këtë që mos ndodhë.Maqedonizimi i shqiptarëve është në rrezik të ndodhë sepse mjafton të krijosh simpatinë ndaj figurave politike maqedonase, kjo është sinjali i parë dhe më pas fillojnë episodet tjera të asimilimit modern për të përfunduar në fund me një dominim maqedonas më të sofistikuar ndaj shqiptarëve.Atëherë nuk ka më rëndësi nëse BDI,BESA,PDSH apo subjekte tjera do jenë në qeveri, sepse do jenë akoma më të nënshtruar nga ckanë qenë sepse brenda partisë maqedonase do jenë të përfshirë disa shqiptarë të maqedonizuar .

Comments