
Prorektori për mësimdhënie dhe çështje të studentëve, Naser Sahiti ka thënë për Klan Kosovën se arsyeja e mosmbajtjes së ceremonisë në Fakultetin Filologjik është kërcënimi që kanë marrë përmes një letre në emër të Shtetit Islamik.
“Para dy ditësh kemi marrë kemi marrë një kërcënim të shkruar në një prej hapësirave të Fakultetit Filologjik”.
“Si rrjedhojë ne kemi njoftuar policinë të cilët na kanë thënë që t’i shmangemi tubimeve me shumë njerëz”.Sahiti ka thënë që ka qenë e pamundur që të anashkalohet ceremonia për 47 vjetorin e themelimit të UP-së, kështu që është vendosur që ceremonia të mbahet në Sallën e Senatit.

