Ja çka thotë Ramosi për humbjen e Barcelonës nga PSG

217
fresco

default

KAPITENI I REAL MADRIDIT, SERGIO RAMOS, KA POHUAR SE NUK ËSHTË I BEFASUAR ME HUMBJEN 4 ME 0 TË BARCELONËS NGA PARIS SAINT-GERMAINI NË NDESHJEN E PARË TË LIGËS SË KAMPIONËVE.

Ramos gjithashtu ka pranuar se nuk do të thoshte jo kur u pyet nëse është i lumtur që rivali i Real Madridit ka pësuar një humbje të thellë dhe lë afër eliminimit nga gara europiane.

“Nuk them jo. Nuk më pëlqen kur vuajnë shokët e mi, por natyrisht se nuk dua që Barcelona të fitojë”, ka thënë Ramos. “Nuk isha [i befasuar me rezultatin], kjo do të thotë se në Ligën e Kampionëve mund të paguash për lojën e dobët. PSG bëri lojë të mirë, bëri shumë presion”.

Comments