Rama uron Kosovën për Pavarësi, kërkon kthimin sa më të shpejtë të Haradinajt

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ka uruar të gjithë shqiptarët për nëntë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, njofton Klan Kosova
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ai para mediave tha se ky përvjetor ka një peshë të jashtëzakonshme dhe se në këtë ditë kujtohet një e kaluar jo e largët e këtij vendi.
“Sot kërkojë edhe kthimin sa më të shpejtë të Ramush Haradinajt në shtëpi, pa të Kosova ka një mungesë, nga ana tjetër mungesa e tij është edhe një ftesë se sa shumë duhet të bëhet në funksion të raportit jo tonit, jo të Kosovës por të gjithë të tjerëve me luftën e lavdishme të UÇK-së”.
“Kjo ditë është e shënuar dhe një ditë e bekuar jo vetëm për shqiptarët, por edhe për serbët dhe të gjithë të tjerët që jetojnë këtu”.
Kryeministri Rama, ka marrë pjesë edhe në seancën solemne të Kuvendit të Kosovë, për nderë të nëntë vjetorit të Pavarësisë.

