
Tifozët e Arsenalit ishin të pakënaqur me një yll të ekipit për lojën e tij në disfatën e thellë nga Bayern Munich.
Tifozët e “Gunners” e kanë kritikuar ashpër gjermanin në rrjetet sociale, shkruajnë mediat britanike.
Ozil është duke u kritikuar ashpër për faktin se sërish nuk shfaqi kualitetet e tij në një ndeshje të rëndësishme.
Po ashtu, ai fajësohet se nuk kontribuoi sa duhet në fazën defanzive, por nuk ishte efikas as në atë sulmuese.