MPJ me aktivitete konkrete për zgjidhjen e problemit me bllokadën e kufirit me Greqinë

282
fresco
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-16 16:21:49Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë gjatë ditëve të shkuara ndërmori aktivitete konkrete në drejtim të tejkalimit të problemit me bllokadën në vendkalimin kufitar Evzoni, në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Siç informojnë nga MPJ, i është dërguar notë proteste Minsitrisë greke të Punëve të jashtme në të cilën kërkohet të zgjidhet problemi në afat sa më të shpejtë.

Letra, siç shtojnë nga atje, i është dërguar edhe Komisionit evropian, në të cilën, MPJ potencon se me bllokadën rrjedhëse në vendkalimin kufitar shkelet Marrëveshja për stabilizim dhe asociim me BE-në të cilën e ka nënshkruar edhe Greqia dhe garanton liri të lëvizjes së mallrave dhe njerëzve.

Njëkohësisht, Minsitria e Punëve të Jashtme ka kërkuar nga Shqipëria ofertë për kushtet e shfrytëzimit të portit të Durrësit me qëllim të eksportit dhe importit të papengueshëm të mallrave dhe përmbushje të nevojave të kompanive nga Maqedonia.

Vendkalimi kufitar Evzoni, në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë është bllokuar nga ana e bujqve grekë prej datës 30 të muajit të kaluar.

Comments