Aksidentohet në afërsi të Shkupit ish-Presidenti kroat Mesiç

Foto ilustruese
Shkup, 16 shkurt – Ish-Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç ka pësuar një aksident automobilistik në unazën e Shkupit, në afërsi të fshatit Vizbeg, përcjell Zhurnal.
Mesiç ka qenë në makinën e ambasadës kroate në Maqedoni, dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime më të rënda trupore.
Ish-Presidenti, mik i shqiptarëve, ndodhet në Shkup për të marë pjesë në një samit ish-krerësh shtetesh që do të mbahet në ditët në vijim.