BDI shënon përvjetorin e luftës së UÇK-së/ AHMETI: Të gjitha të drejtat i kemi realizuar me gjak (VIDEO)


BDI-ja ka shënuar në Shkup përvjetorin e fillimit të luftën së vitit 2001 në Maqedoni. Manifestimi është mbajtur tek përmendorja e UÇK-së në komunën e Çairit ku përveç përfaqësuesve të BDI-së kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të shoqatës së veteranëve të luftës ndërsa është përkujtuar edhe dëshmori i parë Muzafer Xhaferi nga Tanusha. Ish përfaqësuesi politik i UÇK-së Ali Ahmeti, tha se shqiptarët në Maqedoni kanë fituar me gjak shumë të drejta.
“Këtu vendosëm lule pranë një shqiponje të merituar, për të cilën shqiponjë shqiptarë në shekuj kanë derdhur gjak dhe gjaku më i freskët dhe më i rijnë është para 16 vitesh që ne po e përkujtojmë sot pasi të gjithë të drejtat ne i kemi realizuar me gjak”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, njofton Alsat-M.