Urim SALIHU
Edina Ismailovska nuk është më.Në vitin e 18 të saj ,shpirti i njomë i’u shkëput nga trupi .Iku një vajzë e varfër dhe kjo e shton trishtimin , e bën të shumëfishtë atë.Ajo qe vajza e një familje të varfër por të fisme.Por sëmundja , ky armik që mund cdo krijesë , e mposhti atë dhe ia morri ditët më të shtrenjta rinore.Herët ose vonë do takohemi secili me vdekjen.Ajo është kaq e ftohtë , nuk ia durojmë dot prekjen.
Edina nuk arriti t’a fitojë këtë betejë të vështirë .Jeta e saj ishte e errët, e varfër dhe torturuese.Sa keq! Lumenj dhimbjesh rrjedhin tek prindërit që dolën dhe thanë vetëm një mesazh që të prekë deri në palcë.Dolën dhe shprehën mirënjohje për gjithë ata që u solidarizuan me të, që ndihmuan atë.Këtë mesazh e dha nëna e saj Dashuria që përcolli përgjithmonë Edinën e re.Edinën që do t’i dhemb përgjithmonë.Atë vajzë që e pa të rritej e varfër, me shumë zbrazëtira, me shumë mungesa, boshllëqe.E pa Edinën me rroba të grisura .E pa të rritej Edinën pa i festuar dot asnjë ditëlindje.E pa të rritej Edinën pa blerë një parfum , një celular ,një palë rroba të reja ..E pa të rritej Edinën me kaq trishtim.Ajo e pa Edinën edhe kur sëmundja mizore filloi tia merr ditët e shtrenjta.E pa secilën ditë si tretej në vend se të jetonte me pasionet rinore .E pa në ditët më të trishta dhe kjo per një nënë dhe baba e vret më shumë se një armë
Edina iku sepse kaq kishte vendosur Zoti të jetonte.I pasur apo i varfër ne të gjithë shkojmë drejt fundit .Por mënyra se si kemi vuajtur mbase do jemi më të qetë para Zotit.Në botën tjetër cfarë mund të marrim përvec një cope të bardhë qefini .Edina shkoi përgjithmonë, por ajo la një baba dhe nënë që vuajnë për të, qajnë padërperë për të.Edina la një familje të varfër, një familje që ekzistenca u rrezikohet secilën ditë .Cilën të qajnë më parë; fëmijën që e humbën apo fëmijët tjerë që nuk kanë me cfarë t’i ushqejnë dot në ditët e rënda që do vijnë.
Edina la njerëz që vuajnë për ikjen e saj dhe iku në heshtje, me frymëmarrjet rinore që u ndalën dhe ajo copë zemre që u ndal poashtu.Ajo zemër që duhej të dashuronte dikë.
Sensibilizuam sa mundëm në media rastin e saj, por në këtë shkurt si jeta e saj, cdo gjë iu nënshtrua mbretit të botës.
Ajo nuk ia doli.Beteja e saj me varfërinë dhe sëmundjen na bën të lutemi për të pandërprerë.Sa familje dhe të sëmurë vuajnë secilën ditë dhe ne i shohim si perëndojnë pa belbëzuar.I shohim si vdesin në heshtje.Kjo është e dhimbshme.Mbase këtu institucionet e shtetit bëhen të shurdhëra ndonjëherë, aq të tilla sa është tmerruese.Edina iku përgjithmonë, por të paktën ata që frymojnë akoma në familjen e saj duhet trajtuar si njerëz.Duhet dhënë një mundësi për të jetuar edhepse ikja e Edinës ua ka marrë kuptimin e jetës atyre.