LSDM-ja ia ka kthyer BDI-së vërejtjet që ka rreth mendimeve të integristëve për projekt/ligjin për gjuhën shqipe. Burime brenda negociatave, bëjnë të ditur se gjatë takimeve intensive të një ditë më parë, grupet e punës së dy partive kanë arritur të tejkalojnë dallimet më të mëdha rreth kërkesave të BDI-së për ligjin për gjuhën shqipe ndërsa kanë mbetur vetëm disa gjëra më të vogla pa u dakorduar, ky ishte lajmi që ka qarkulluar orë më parë lidhur me atë se partia e Zaevit i ka kthyer përgjigje partisë së Ahmetit për projekt ligjin e gjuhës shqipe, shkruan Zhurnal.
Mirëpo nga kjo del se nuk ka asgjë të vërtetë. Nga BDI theksojnë se nuk ka asgjë të vërtetë dhe asnjë dokument zyrtarisht nuk ka arritur në selinë e BDI-së në Tetovë.
“Deri në këtë moment nuk ka asnjë dokument zyrtarë si përgjigje nga LSDM-ja lidhur me projekt ligjin e gjuhës shqipe”, këshu theksojnë nga BDI duke përgënjeshtruar lajmin se partia e Zaevit ka kthyer përgjigje partisë së Ahmetit.
Nga selia blu thonë se nuk lëshojnë pe nga propozimet e tyre për ligjin e ri për gjuhën, nga ana tjetër LSDM-ja është e mbyllur dhe nuk jep asnjë informacion për rrjedhën e negociatave me BDI-në. Ditë më parë lideri i social-demokratëve tha se do të pranojë gjithçka që është në korniza të Kushtetutës së vendit dhe për të cilat kanë nevojë praktike qytetarët shqiptarë.
Posti i meparshem
Skandaloze: Ja dallimi sa paguhet rryma në Zvicër dhe sa rrjepen qytetarët në Maqedoni
Posti i ardhshem