Aksident tragjik në Itali, vdesin 2 shqiptarë
Një aksident me dy viktima ka ndodhur sot në autostradën “16” në Italinë fqinjë, në afërsi të Foggia-s.
Siç raporton portali lokal “Il Mattino di Foggia” të vdekur kanë mbetur dy shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.
Dy makina “Mercedes” janë përplasur me njëra-tjetrën, një “Class A”, ku ndodheshin shqiptarët dhe një model i vjetër.
Mjetet janë përplasur ballë për ballë.
Dy shqiptarët kanë mbetur të vdekur në vend, ndërsa pasagjerët e makinës tjetër janë transportuar në spital dhe raportohet se kanë pësuar dëmtime jo serioze për jetën.