
Loti Celina, vëllai i yllit te Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celinas, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij.
16 vjeçari sot ka debutuar me skuadrën e parë të Stromsgodset.
Skuadra norvegjeze Stromsgodset, ka barazuar 0-0 në miqësoren me skuadrën kineze Hebei,e cila për trajner ka Manuele Pellegrinin.
Interesant është fakti se ishte pikërisht Manuel Pellegrini që ia kishte dhënë mundësinë e debutimit te Bersant Celinas te Manchester City edicionin e kaluar.


