Osmani: Nëse hyjmë në koalicion me LSDM-në, së pari do të votohet për gjuhën (VIDEO)

226

 

Image result for bujar osmani

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka folur jatë edicionit të lajmeve të “Sitell” për marrëveshjen e BDI-së nëse hyn në koalicion me LSDM-në për formimin e qeverisë së ardhshme, duke vënë theksin e kushteve të BDI-së.

Osmani ka deklaruar se bisedimet e BDI-së me LSDM-në kanë pasur si qëllim krijimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, duke vlerësuar se BDI-ja në bashkëpunim me partitë tjera politike shqiptare ka formuar një draft për ligjin duke theksuar se kjo është një zgjidhje optimale brenda kornizave të kushtetutës.

Nëse merren vesh me LSDM-në për gjuhën shqipe, Osmani tha se më parë do votohet për gjuhën dhe më pas për qeverinë e re.

Comments