Ali Ahmeti sot në ora 17:30 pritet që në Reçicë të Vogël ta mbledhë Kryesinë Qendrore të BDI-së, njofton Portalb.mk.
Sipas informatave, në këtë takim, tre nënkryetarët, Nevzat Bejta, Teuta Arifi dhe Izet Mexhiti, pritet që ta prezantojnë pakon dhe do të tregojë për rrjedhën e bisedimeve me LSDM-në.
Një pjesë të çështjeve të hapura për gjuhën shqipe ende janë të hapura, ndërkaq ekipet negociuese me ekspertët e partive punojnë në ato pjesë. Gjithashtu do të diskutohet edhe mundësia që BDI t’ia jep 10 mandatet BDI-së, për të mundësuar që Zaev të bëhet mandatar i ri.
Përndryshe, mbrëmë u realizua takim mes dy liderëve të partive në fjalë, Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit, ku temë bisedimi ka qenë formimi i Qeverisë së re. Të dy palët, pas takimit janë shprehur optimist se “qëndrimet i kanë të afërta dhe disa nga pikat janë tejkaluar”.