Menduh Thaçi takoi Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie

361
fresco
Menduh Thaçi takoi Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në Ambasadën e Francës në Shkup zhvilloi takim pune me Ambasadorin Kristian Timonie.

Në takim u shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve të fundit politike dhe integrimit Euro-Atlantik të vendit.

Thaçi e njoftoi Ambasadorin e Francës me qëndrimet e Partisë Demokratike Shqiptare rreth situatës politike në vend, si dhe për pikëpamjet e PDSH-së për zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Thaçi ritheksoi urgjencën e rikthimit të çështjes së emrit në agjendë pasi që paraqet pengesë kryesore për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, duke potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se vendi urgjentisht duhet rikthyer në agjendën e integrimeve euro-atlantike.

Comments