Zyrtare: RDK-ja ditën e diel vendos rreth pjesmarrjes në qeveri
Nga burime zyrtare brenda Rilindjes Demokratike Kombëtare bëhet e ditur se çdo analizë dhe diskutim është në tavolinë lidhur me pjesmarrjen apo jo në qeverinë e ardhshme të Republikës së Maqedonisë.
Sipas këtij burimi theksohet se çdo subjekt politikë pjesmarrës në parlament ka të drejtën e vendosjes së qëndrimeve të veta lidhur me formimin e ekzekutivit të rijë, kurse rreth deklarimeve të disa portaleve më herët theksuan se ata janë vetëm për të dekoncentruar opinionin lidhur me aktualitetet politike dhe nuk janë kompetet që të flasin në emër të Aleancës për Shqiptarët e cila përbëhet nga tre parti ( Lr-PDSH, RDK, Uniteti), siç theksuan më tej nga Rilindja Demokratike Kombëtare se vendimi i tillë do merret ditën e diel ku pritet të mbahet mbledhja e rradhës për të shqyrtuar hapin e mëtutjeshëm të kësaj partie në forimimin e ekzekutivit të ardhshëm.