Poezi nga Agetina Ruqi

222
fresco

agetina

Poezi nga Agetina Ruqi
 
Më duaj sonte
Merrmë i dashur në krahët e tu
Shpërndamë oazeve të shpirtit tënd
Gulmon në heshtje po ashtu
Kjo zemra ime
sa shumë më dhemb.
Më duaj sonte edhe më shumë
Të t’ vij si mjelmë në vallëzim
Një prekje ndjenjash, ti dhe unë
Bashkë përhumbur fluturim
Ndaj, mos u ndal, më duaj sonte
Ca çaste heshtja nuk ësht’ e mirë
Kaq e fuqishme prezenca jote
Kështjellat bien për dashurinë.
 
Të pashë
Të pashë tek vije drejt meje
Me sytë në formën e një reje
S’ te fola, s’të preka, ti ike
Një shekull mes meje e teje.
Shpërndarë ësht’, malli s’ ka kufi
Veç strukur rri thellë një dashuri.
 
Kujtimi i fundit
Te shalli kam lidhur kujtimin e fundit
S’ e dija dashuria të ishte mëkat
Pëshperitje zhurmash ku vdesin qeliza
Të puthja rrebele e pafat.
Në çadër trokasin pika shiu
Shallin tim e përpiu era
Një nyjë e madhe lidhur në shpirt
Një “bosh” ku rrinë kujtimet e tjera.
Cigarja e vetmisë
E piva cigaren e vetmisë.
Zogjt’ e mërguar të trishtimit,
i vendosa në pllakë të mermertë.
E dija se do të dehesha ethshem prej mallit.
Tash po luaj vallen e “rakisë” cakrruar gotën plot me kujtime
Gëzuar e dashur vetja ime
Peng të mbajta në rrugëtime.
 
Shtrëngoma doren
Shtrëngoma doren, si dikur
Një fjale të vetme belbëzo
Imazhi yt nuk ësht’ pikturë
Por dritë e shpirtit që të do.
Comments