“Rubygate”, Berluskoni në Prokurori: Kam qenë viktimë e shantazhit

209
fresco

Silvio Berluskoni ka dëshmuar në Prokurorinë e Milanos në kuadër të hetimeve që e shohin pjesë të dëmtuar mbi një tentativë shantazh të pësuar nga disa vajza, që kanë qenë pjesë e dëshmisë mbi çështje “Ruby”.

Ka qeve vetë ish-kryeministri italian në muajt e shkuar, ai që ka denoncuar në Prokurori presionet e pësuara nga 35-vjeçarja Giovanna Rigato, e cila dyshohet se i ka kërkuar 1 milion euro për të mos treguar detaje që mund ta dëmtojnë.

“Më kërkonte 1 milion që të mbyllte gojën. Duke më kërcënuar, në rast të kundërt, se do t’i tregonte gjykatës dhe do t’i jepte shtypit të dhëna që mund të më dëmtonin”. Kështu ka thënë para Prokurorit të Milanos Berluskoni, duke akuzuar për tentativë shantazhi Rigaton, një nga vajzat e mbrëmjeve në vilën Arcore dhe pastaj dëshmitare në procesin relativ të ashtuquajtur “Ruby”.

Berluskoni ka shprehur “keqardhje” për vajzën që ka denoncuar dhe i ka kujtuar prokurorit vështirësitë që edhe të tjerat po kalojnë që kur ka filluar hetimi mbi “Rubygate”. Kallëzimi ka zgjatur dy orë e gjysmë.

“Showgirl” kishte filluar të kërkonte para që në shtatorin e shkuar dhe sipas asaj që shkruan shtypi italian, ajo i është drejtuar direkt Berluskonit (me vizita në Arcore), si dhe avokatëve të tij, duke u thënë se nëse nuk do të merrte atë që kërkonte, do të tregonte në media për mbrëmjet në vilën “San Martino”.

Comments