Mos abuzohet me fenë në rrjetet sociale dhe portale

253

Image result for religion and politics

 

 

Kohëve të fundit jemi përpara një fenomeni të rrezikshëm dhe të neveritshëm madje kur shumë media të ndryshme, rrjete sociale mundohen të përvetësojnë sa më shumë lexues të ndryshëm duke hapur debate të ndryshme për tema nën fokusin fetarë pa qenë fare kompetentë transmeton Faktiditor.ch .Në ndërkohë që gjëra të tilla bëhen objekte diskutimesh që shkojnë deri në abuzime dhe komente shumë fyese nga një pjesë e publikut që duke u munduar të japin argumente atyre që e mbrojnë një mendim , krijojnë një debat fyes dhe i japin një imazh ndryshe trajtimit të një teme fetare dhe kjo rëndom ka nxitur kohëve të fundit edhe atë që quhet urrejtje dhe përcarje fetare.

Feja është e vetmja gjë që duhet mbajtur sa më shumë larg këtyre tendencave qoftë të qëllimshme nga qendra të caktuara, por qoftë edhe për të arritur sa më shumë klikime në rrjete të ndryshme sociale apo edhe nëpër media ose portale të ndryshme gjithandej.

Shpeshherë hapen debate të ndryshme dhe mungojnë ekspertë për të trajtuar një temë qoftë edhe fetare, ndërsa më pas në vend të një diskutimi me gjuhën e etikës, në mënyrë korrekte dhe të kujdesshme nuk mungojnë ofendimet nga më të ulëtat, vullgare etj etj.

Feja duhet të mbetet e paprekur , duhet ruajtur pastërtia e saj gjithkund dhe jo ajo të bëhet pjesë e përbuzjeve, sulmeve të ulëta ndaj saj, abuzimeve të ndryshme dhe frustrimeve nga personazhë që e torturojnë publikun në përgjithësi.Temat tjera nuk janë asnjëherë të ngjajshme me ato fetare që duhet të kursehen për të arritur qëllime tjera përmes kësaj gjëje të shenjtë që për qëllim ka gjithmonë dashurinë, afrimin e njëri-tjetrit , respektin ndaj Zotit , respektin në terrësi dhe pastërtinë./Faktiditor.ch.

Comments