I shpërthyen makinën me eksploziv, i sapoliruari nga burgu humb këmbët

235
fresco

Mbrëmjen e sotme një makinë shpërtheu në lëvizje në Fier, ndërsa mbeti i plagosur rëndë drejtuesi.
Makina tip BMW është përfshirë nga flakë teksa ka qenë në lëvizje. Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Armando Sulo, i cili është transportohet menjëherë në drejtim të spitalit.

Ai ka pësuar dëmtime në pjesët e gjymtyrëve, ndërsa mësohet se është transportuar në drejtim të Tiranës për një ndërhyrje më të specializuar.

Ai ka humbur të dyja këmbët si pasojë e shpërthimit. Sulo sapo ishte liruar nga burgu, ku përfundoi një dënim për armëmbajtje pa leje.

Comments