VMRO: Do ta kundërshtojmë gjuhën shqipe (VIDEO)

269
fresco

Related image

VMRO-DPMNE-ja do e kundërshtojë miratimin e Ligjit për gjuhën shqipe. Për VMRO-në, realizimi i platformës siç e quajnë nga Tirana dhe tentimi për të imponuar shqipen si gjuhë zyrtare paraqet ridefinim të Maqedonisë.

“Disa nene të projektligjit për gjuhën për të cilin ka rënë dakord LSDM-ja, ndërsa u shpalosën në media, janë krejtësisht të papranueshme për VMRO-DPMNE-në dhe tejet të rrezikshme dhe të dëmshme për interesat kombëtare.

Sugjerimet dhe lëshimet e tilla të LSDM-së mund të shkaktojnë dëme afatgjate dhe të shkaktojnë tensione dhe jostabilitet afatgjatë”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Një ditë më parë mbështetës dhe anëtarë të VMRO-DPMNE-së në disa qytete në mbarë Maqedoninë u mblodhën përpara shtabeve në shenjë mbështetje të partisë dhe me mesazh se për hapat e tyre të mëtejshëm do të presin udhëzime nga udhëheqja e VMRO-së.

 

Comments