Kryeministri Mustafa uron Adem Demaçin me rastin e 81 vjetorit të lindjes

149
fresco

Kryeministri Mustafa uron Adem Demaçin me rastin e 81 vjetorit të lindjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka uruar ditëlindjen e 81-të simbolit të rezistencës kosovare, Adem Demaçit.

Në telegramin e urimit, kryeministri Mustafa, ka thënë se Adem Demaçi, me vullnet dhe vetëmohim të pashembullt e sakrifikoi pjesën më të madhe të jetës së tij në shërbim të kauzës kombëtare për liri, transmeton Indeksonline.

“Adem Demaçi, ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës lirisë së Kosovës, duke e kaluar krejt rininë në burgjet e regjimit okupator. Me veprimtarinë e tij në shërbim të lirisë së Kosovës, Adem Demaçi u bë simbol i sakrificës dhe rezistencës, duke motivuar breza të tërë të kosovarëve që të mos heqin dorë nga lufta e drejtë për liri, pavarësi dhe demokraci, synime që u bënë realitet pas rezistencës paqësore dhe luftës çlirimtare, e ndihmuar fuqishëm nga miqtë ndërkombëtarë, në krye me SHBA-të”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa, në telegramin e urimit.

Comments