LSDM: Gruevski do të përgjigjet para institucioneve të sistemit për vjedhje, krim, korrupsion

130
fresco
LSDM: Gruevski do të përgjigjet para institucioneve të sistemit për vjedhje, krim, korrupsion

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar ndaj deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Televizionin Sitel, ku flet kundër dygjuhësisë dhe thotë se shteti do të kantonizohet.

Në reagimin e LSDM-së thuhet se Maqedonia hapëron drejt të ardhmes për të gjithë dhe se gënjeshtrat e Gruevskit nuk do ta pengojnë këtë. Kjo parti konsideron se mbi 612 mijë qytetarë në Maqedoni kanë zgjedhur ndryshime, kanë zgjedhur jetë dhe të ardhme më të mirë.

Për LSDM-në sjellja e Gruevskit ndaj Maqedonisë në dhjetë vitet e fundit ka qenë kriminele, duke shtuar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të përgjigjen para institucioneve të sistemit për vjedhje, krim, korrupsion, linçim.

Njiherit LSDM-ja hedh poshtë deklaratat e Gruevskit për ridefinim, federalizim ose kantonizim të Maqedonisë, duke i konsideruar si trillime dhe gënjeshtra.

Comments