Valë e re hetimesh për donacionet zgjedhore

166

Anëtarë të tjerë të VMRO-DPMNE-së nga Ohri, ditëve të fundit kanë marrë ftesa për t’u marrë në pyetje në Prokurornë Speciale, mëson Alsat M. Ata do të merren në pyetje në Shkup lidhur me mënyrën e financimit të partisë së tyre për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2014. Nuk ka informacion se sa prej tyre kanë pranuar ftesa. Avokati Igor Qiçec shprehet se ligji për procedurë penale obligon anëtarët e VMRO-së të paraqiten në Prokurorinë Speciale pasi në të kundërtën ata mund merren në mënyrë të detyrueshme.

 Në rastin konkret u krijua revolt meqë ishin ftuar më shumë dëshmitarë në një vend dhe ndoshta pragu i tolerancës është më i madh dhe kjo ngjarje konsiderohet si shkak i arsyeshëm për shkak të cilit dikush që është ftuar nuk është prononcuar. Ndonëse në aspektin formal juridik ekzistojnë arsye për marrje të detyrueshme të këtyre dëshmitarëve mendoj se është i drejtë vendimi i prokurorisë që t’i ftojë edhe njëherë në mënyrë të rregullt që të mos krijohen tensione pa nevojë. Vetë arrestimi nuk do të thotë kurrfarë shkelje ndaj qytetarit – deklari Igor Qiçec, avokat nga Ohri.

Nga VMRO-DPMNE-ja në Ohër nuk kanë informacione nëse dikush sërish është ftuar në Prokurorinë Speciale. Nga ana tjetër PSP-ja as nuk përgënjeshtron e as nuk konfirmon se sërish janë dërguar ftesa për anëtarët e VMRO-së nga Ohri. Hetimi ka qenë sekret dhe në fazën parahetuese. Siç publikoi para do kohe Alsat M, Prokuroria Speciale për mënyrën e financimit të VMRO-DPMNE-së në vitin 2014 heton anëtarë të saj edhe prej qyteteve tjera në Maqedoni.

Comments