
Jo vetem kriza politike por edhe politikat e gabuara ekonomike në Maqedoni konsiderohen si faktorët kryesor për humbjen e shtresës së mesme ne shoqeri.
Nga pikëpamja e të ardhurave, koncepti shtresë e mesme është i ndryshëm nga vendi në vend, pasi tradicionalisht me të ardhura të mesme nënkuptohen familje që kanë të ardhura për të bërë një jetesë me mirëqenie por jo luksi.
Për më tepër, termi shtresë e mesme nënkupton njëkohësisht “siguri ekonomike”, gjë që në shumë vende nuk është e garantuar për shkak të faktorëve të tjerë.
Milaim Ameti nga OEMVP thotë se vendin e ka kapluar kriza e ekonomike dhe urgjentisht duhet të merren instruksione për kthimin e shtresës së mesme pasi që kjo shtresë është faktori kryesor për një ekonomi të shëndosh.
“Fillimisht duhet të kemi një strategji të qartë mbi 10 vjecare që të caktojmë targetin se ku do të arrijmë ne . Pastaj të hiqet miti i krahut të lir të punës, të kemi puntor të kualifikuar sepse kur ngriten cmimet e krahut të punës nënkuton se kemi edhe puntorë më kualitativ sepse ajo nxjer në pah kualitetin sepse dita ditës shofim që puntortë me kualitet po na ikin nga ky vend për shkak të pagave të ulëta pastaj edhe përfundimidht ky shtet të fokusohet në ndërrmarsi promovimin e ndërrmarësisë sepse vetëm përmes ndërrmarësisë krijimit të punëve do të thotë kur i riu do të krijoj vetë punë jo të gjejë punë atëher do të kemi ngritje të shtresës së mesme.” – tha Milaim Ameti nga Oda Ekonomike Veri Perëndimore.
Milaim Ameti shpreson hyrja ne fuqi e ligjit për zhvillim të barabarte rajonal do te mundesoje rikthimin e shtreses se mesme. Rajoni i Pollogut shfrytëzon vetëm 0.03 përqind nga Brotu Pordhimi Vendor që i bie 0.97 përqind më pak nga ajo që parashehit me ligjin për zhvillim të barabart rajonal.
“Nësë i shifni rrogat mesatare në bazë të rajoneve planore në Maqedoni rajoni i dytë planor që ka më shumë rroga më të larta mesatare është rajoni i Pollogut , aty ku ka më pak investime të huaja kurse pjesa tjetër e Maqedonisë Lindore ka paga më të ulta. Ky është problemi që investitorët e huaj paguajnë paga afër minimales dhe kjo i mundëson popullit vetëm të mbijetojë” – tha Milaim Ameti nga Oda Ekonomike Veri Perëndimore.
Statistikat flasin se 42 përqind e qytetarëve në vend marrin rroga më të ulta se 12 mijë denare , 49 përqindshi tjeter paguhet mes 12 dhe 25 mijë denare dhe vetëm 8 përqind e popullit marrin rroga mbi 25 mijë.