VIDEO/ Qëllohet Paul Pogba pas sherrit në restorant

235
fresco

VIDEO/ Qëllohet Paul Pogba pas sherrit në restorant

Lojtari më i shtrenjtë të botë, Paul Pogba së fundi ka qenë pjesë e një sherri me tifozët e Manchester United të cilët kanë reaguar keq pasi francezi kishte refuzuar për t’i dhënë autograf.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes mesfushori i Manchester United është qëlluar me pjatë por fatmirësisht objektivi nuk e ka prekur, shkruan tabloidi britanik “The Sun”, transmeton SYRI.net.

“Pogba së bashku me miqtë e tij ishte duke ngrënë në restorant, situata e acarua shumë në momentin kur ai refuzoi të japë autografe për tifozët e United. Pas sherrit njëri prej tifozëve madje e qëlloi me pjatë por fatmirësisht nuk e preku Pogbanë”, u shpreh një dëshmitar për “The Sun”.


Paul Pogba i inatosur me fansat e tij by news-al

Lexo edhe

Comments