Reali Madridit fitoi 2-3 në “El Madrigal” kundër Vilarealit, por më shumë ka tërhequr vëmendjen gjyqtari Gil Manzona i cili në duar mbante një çantë me logo të Realit.
Ky gjest së fundmi ka ngjallur debate të ashpra në Spanjë ku tifozët e Barcelonës akuzojnë rivalët e tyre se po ndihmohen nga vendimet e dyshimta të arbitrave, transmeton SYRI.net.
Sipas komitetit të gjyqtarëve spanjoll përmbajta e çantës ishte thjeshtë promovim i produkteve të cilat nuk kanë vlerë komerciale por brenda saj kishte vetëm: Mbajtës çelësash, fletore dhe lapsa sigurisht me logon e Realit.