Numërohen mbi 17% e votave! PS në avantazh, PD në rritje, LSI në rënie drastike! Tom Doshi fiton, por lëshon mandatin: Dorëheqje e parevokueshme

747

TIRANË– Procesi i numërimit ka vijuar me ritme të kënaqshme, kur deri më tani janë numëruar mbi 17% e votave, ku PS është në avantazh, PD në rritje e ndërsa LSI në rënie drastike! Surpriza është dorëheqja e Tom Doshit. Ai ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputet, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument, në një kohë kur partia e tij, PSD është forcë e tretë deri më tani në Shkodër.

Procesi i numërimit në Durrës ka nisur me 6 orë vonesë kjo për shkak të mosmarrëveshjeve mes numëruesit, ku ato të PD janë tërhequr. Pusteci është bashkia e parë që ka nxjerrë rezultatin final për partië dhe PS është forcë e parë.

Comments