OSMANI: Pjesëmarrja e BDI-së në Qeverinë e re, reflekton vullnetin e popullit shqiptar

204
OSMANI: Pjesëmarrja e BDI-së në Qeverinë e re, reflekton vullnetin e popullit shqiptar

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, madje theksoi se Deklarata e partive shqiptare është në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe me Kushtetuën e vendit dhe si e tillë në asnjë mënyrë nuk cenon integritetin territorial apo nuk rrezikon karakterin unitar të vendit.

Sipas tij, Kryesia qendrore e BDI-së, njofton qytetarët, institucionet e vendit dhe miqtë e komunitetit ndërkombëtarë se dhënia e nënshkrimeve për përkrahjen për të marrur mandatin për formimin e Qeverisë, njëkohësisht nënkupton edhe përkrahje për formimin e shumicës së re parlamentare dhe Qeveri e re e Maqedonisë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe e përkushtuar në sundimin e së drejtës dhe integrimit në NATO dhe BE.

“Pjesëmarrja e BDI-së, në Qeverinë e re e reflekton vullnetin e popullit shqiptar e shprehur në zgjedhjet e fundit më 11 dhjetor dhe ka për qëllim përmbushjen e programit që është premtuar para qytetarëve në këto zgjedhje”, ka thënë Osmani.

Comments