
Napoli ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Romës. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të besuarit e Sarrit kanë triumfuar me rezultatin 2-1, transmeton SYRI.net.
Dy golat për Napolin i shënoi sulmuesi Dries Mertens (26’ dhe 50’), ndërsa për Romën shënoi mesfushori Kevin Strootman (89’).
Pas kësaj fitore, Napoli pozicionohet në vendin e tretë me 57 pikë të grumbulluara, dy më pak se Roma e vendit të dytë.

