
Trajneri i PSG, Unai Emery, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Barcelonës.Ai deklaroi që skuadra e tij është përgatitur për të vuajtur në “Camp Nou”.
“Jemi përgatitur që të vuajmë. Kemi një mundësi të mirë për të kaluar në çerekfinale, por duhet të luftojmë për 90 minuta, duke i sulmuar ashtu si në ndeshjen e parë”, deklaroi Emery, përcjellë “lajmi.net”.
“Në futboll mund të ndodh gjthçka. Enrique? Ai është një trajner i madh dhe ka një skuadër të madhe”, shtoi Emery.

