Sulmi në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Reagon MPJ e Shqipërisë

136
fresco
Sulmi në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Reagon MPJ e Shqipërisë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, reagoi pas sulmit në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir.

Bushati tha se dikasteri që ai drejton do të njihet më tej me rrethanat e ngjarjes dhe pastaj do të vendosë për hapat që do të ndiqen.

Më herët, sulmin e ka dënuar nëpërmjet një deklarate edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

“Sulmet e përsëritura ndaj Muzeut janë dëshmi e kërkesës për mbrojtje më efektive të kësaj trashëgimie të përbashkët nga autoritetet kompetente. Besojmë se këto sulme janë veprime të një grupi të vogël njerëzish të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme, frika, mungesa e informacionit dhe retorika e dëmshme e kohëve të fundit. Dëshirojmë të theksojmë se historia, tradita, gjuha e kultura e popullit shqiptar janë vlerë e shtuar për fqinjët tanë në Maqedoni dhe se ruajtja e tyre tregon vlerat më të larta demokratike e njerëzore”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

“Ndalni retorikën kundër shqiptarëve! Shqiptarë mos bini pre e provokimeve”, është apeli i Ministrisë së Jashtme.

Comments