Gjykatësja Tatjana Mihailova ka dhënë dorëheqje nga Gjykata Themelore, shkruan e përditshmja në gjuhën maqedonase “Utrinski Vesnik”.
Arsyet e dorëheqjes akoma nuk janë bërë ende të ditura.
Ky veprim vjen pasi më shumë gjyqtarë u ankuan deri te Gjykatën e Lartë në lidhje me orarin vjetor që ishte përgatitur pikërisht nga Mihailova, ku atyre pa konsultim ju caktuan vende të reja pune.
Mihailova është gjyqtare e rastit për dhunën në komunën Qendër, të hapur nga PSP, ku i dyshuar kryesor është ish kryeministri Nikola Gruevski.
Mihajlova në seancën e fundit kishte ndëshkuar Katica Janevan dhe Fatime Fetain me 2 mijë euro për “mospërfillje të gjykatës”.